Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, me ministrat nga Qeveria e tij, njofton korrenspondetja e MEDIAL-s nga Athina.
Siç kumtoi nga Kabineti i Micotakis, përjashtim nga masa është transportimi i mallërave dhe hyrja në Greqi e atyre që kanë shtetësi greke ose jetojnë në vend.