Pas mbylljes së shkollave, si masë parandaluese për virusin, UNICEF do të organizojë platformë digjitale pa pagesë, për ndjekjen e mësimit online.
Nga UNICEF thonë se duke mbyllur përkohësisht shkollat, mësimi dixhital në distancë, kur është i mundshëm teknologjikisht, mund t’i ndihmojë fëmijët të vazhdojnë mësimin në shtëpi. Ekspertët e arsimit kanë siguruar këtë listë falas dhe platforma dixhitale, aplikacionet dhe përmbajtja mund të jenë të dobishme.
“Lista nuk ka për qëllim të zëvendësojë materialin shkollor të siguruar nga shkollat dhe mësuesit. Kjo është një listë e burimeve mësimore joformale jashtë kurrikulës. Shumica janë falas, ndërsa disa prindër mund të paguajnë për përmbajtje ose veçori shtesë”, thonë nga UNICEF.
Ata shtojnë se përfshirja e platformave në këtë listë nuk do të thotë që UNICEF është autori i tyre, por ato njihen mjete dixhitale të njohura dhe të përdorura gjerësisht.
“Ne kemi bërë çmos për të gjetur dhe përfshirë burimet në gjuhët lokale, dhe shumë nga burimet e listuara këtu ekzistojnë në anglisht dhe gjuhë të tjera”, thonë nga UNICEF.