Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive do t’i propozojnë qeverisë mbylljen e qendrave të mbyllura tregtare, tha sot në një konferencë për shtyp Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, përcjell GazetaExpress nga Zyrtare.
Ministri gjithashtu u dërgoi një mesazh furrave të bukës, nëse është e mundur të organizojnë një sistem për të kufizuar hyrjen e konsumatorëve brenda ambienteve të tyre.
Në konferencën për shtyp, Filipce informoi gjithashtu publikun se aktualisht janë duke u testuar edhe 7 persona të tjerë për dyshime me koronavirus dhe se këtë mëngjes pacienti i parë nga Dibra është vendosur në aparatet e frymëmarrjes artificiale për shkak të gjendjes së rënduar të tij./