Presidenti Stevo Pendarovski mori vendim për angazhimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përkrahje të bashkësisë lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa dhe përkrahje të forcave policore të MPB-së në sigurimin e një pjese të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë në territorin e komunës së Dibrës.
Armata do të angazhohet në përkrahje të forcave policore prej sonte e deri më 11 prill të këtij viti.
Vendimi, siç kumtoi Kabineti i presidentit Pendarovski, është marrë në funksion të pengimit të përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe shmangies së pasojave nga epideMEDIAL, pas shpalljes së gjendjes së krizës në territorin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa.
Njësitë e Armatës do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me bashkësinë lokale në Dibër dhe Qendrën Zhupa, policinë, Qendrën për menaxhim me kriza dhe institucione tjera të shtetit, të përfshira në ballafaqimin me gjendjen e krizës. .