• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home CORONA VIRUS

Spasovski mblodhi liderët, ndërpriten tubimet dhe respektohen masat e Qeverisë

March 12, 2020
in CORONA VIRUS, INFO, Zgjedhjet 2020
Spasovski mblodhi liderët, ndërpriten tubimet dhe respektohen masat e Qeverisë
Share on FacebookShare on Twitter

Shëndeti i gjithë qytetarëve është më i rëndësishme se sa gjithçka tjetër. Kjo është porosia, të cilët e dha kryeministri teknik, Oliver Spasovski, pas përfundimit të takimit të liderëve. Ai tha se zgjedhjet njëherë nuk do të anulohen por se do të përshtatet fushata, në përputhje me rekomandimet që do të merren në lutën kundër koronavirusit.

Oliver Spasovski, kryeministër teknik

“Kërkova pajtim dhe kjo iu pranua se është e patjetërsueshme të gjithë të sillen me përgjegjësi dhe të jenë të përgjegjshëm. Të vije në shprehje përgjegjësia personale dhe e shëndetit publik. Të gjithë institucionet po e ndjekin situatën dhe veprojnë në bazë të zhvillimit të situatës. Është me rëndësi të respektohen rekomandimet”, 

Lideri i LSDM_së, Zoran Zaev, deklaroi se tha se të gjithë duhet të ndjekin rekomandimet dhe se së bashku do të tejkalohet kjo situatë.

Zoran Zaev, LSDM

“Mënyra e fushatës do të përballet me masat dhe rekomandimet e ministrisë. Këto masa janë në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe për tu përballur sa më mirë me situatën. Apelojë deri tek të gjithë që të mos lëvizim në rekomandimet e institucioneve. Jam i bindur se me përkushtim të përbashkët, kjo gjendje do të tejkalohet. Të gjithë të përballemi me lajmet e rrejshme, shpërndarja e tyre është e dënueshme, të informohemi vetëm nëpërmjet kanaleve zyrtare” 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mikoski tha se fushata do të adaptohet në përputhje me kushte te krijuara. Ai shtoi se për momentin nuk ka paralajmërime për anulimin e zgjedhjeve.

Hristian Mickoski, VMRO-DPMNE

“Për ne është e rëndësishme përballja edhe me pasojat ekonomike të koronavirusit. Këto do të jenë të mëdha edhe për ekonominë botërore, Maqedonia nuk mund të jetë imun”, 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi pas takimit se do të respektohen të gjitha rekomandimet e institucioneve kompetente.

Ali Ahmeti, BDI

“Të gjithë u dakorduam që këto masa duhet të përforcohen, pavarësisht se vendi jonë nuk është i rrezikuar nga ky virus. Megjithatë obligohet shteti që të ndërmerr masa që ky virus të mos përhapet. U njoftuam për masat e deritanishme dhe masat që do të ndërmerren në të ardhshmen. Sa u përket zgjedhjeve do të respektohen direktivat që do të dalin nga organet kompetente, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Grupi i krizës”, 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se në takim janë informuar lidhur me masat të cilat i ka ndërmarr qeveria për tu përballur me situatën e krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Ziadin Sela, ASH

“Sikur se edhe me viruset tjera, pacientët më të prekur janë ata me sëmundje kronike. Bëj thirrje kompanie farmaceutike mos të keqpërdorin situatë. Ne u morëm veshë që të ndjekim rekomandimet. Unë jam lider një partie politike, por mbi gjitha jam qytetar. Nuk u diskutua për anulimin e zgjedhje. Deri 24 mars vlejnë këto ndalesa nga Shtabi i krizës. Besojmë se do të kalojë situata”, 

Liderët gjithashtu janë dakorduar që në rast nevoje edhe në të ardhmen të mbahen takimet të tilla koordinative për të përcaktuar hapat e mëtejshme që do të ndërmerren./SHENJA/

Next Post
Koalicioni Aleanca-Alternativa zyrtarizon listat për deputetë

Koalicioni Aleanca-Alternativa zyrtarizon listat për deputetë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk