Koalicioni Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa ka caktuar emrat e kandidatëve bartës të listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit.
Koalicioni mes këtyre dy partive do të konkurrojë me kandidatë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore dhe se tashmë janë caktuar të gjithë emrat, përcjell INA.
Në njësinë e parë zgjedhore bartës do të jetë Skender Rexhepi – Zejdi nga Alternativa dhe pas tij Abdulla Salihu nga ASH si dhe Visara Riza nga Alternativa.
Në njësinë e dytë zgjedhore bartës do të jetë Afrim Gashi nga Alternativa, ndërsa i dyti radhitet Elmi Aziri nga ASH dhe më pas Safije Sadiku – AAA, Bujare Abazi – ASH, Xhezmi Nuhiu, etj.
Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës do të jenë Bekim Tateshi dhe kryetari i Këshillit të Çashkës, Halit Ferati. Në njësinë e katërt zgjedhore është propozuar Valbona Reka.
Në njësinë e pestë zgjedhore do të jetë deputeti i deritanishëm i ASH-së, Syrja Rashidi dhe pas tij, Remzi Mehmedi.
Dhe në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës do të jetë kreu i ASH-së, Ziadin Sela, ndërsa më pas radhiten, Adnan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Halil Snopçe, kandidate nga Vrapcishti.
Deri në mesnatë skadon afati për dorëzimin e listave për deputetë nga ana e partive politike.