Për 14 ditë të mbyllen çerdhet, shkollat dhe universitetet ka rekomanduar Komisioni për sëmundje infektive, si pjesë e masave shtesë për parandalimin e shpërndarjea së korona virusit, pasi tanimë në vendin tonë janë rregjistruar 7 persona të prekur.
Masat të cilat i rekomandon Komisioni do të dorëzohen në Qeveri dhe për to pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme, transmeton Europort.mk.
Komisioni për sëmundje infektive rekomandon përforcimin e masave ku përveç mbylljes së institucioneve edukativo arsimore, propozohet edhe ndalesë për tubime masive në ambient të hapur dhe mbyllur, ngjarjet kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndeshjet sportive të luhen pa publikë.
Gjithashtu Komisioni rekomandon edhe izolim për të gjithë personat të cilët vijnë nga shtetet me rrezikshmëri mesatare dhe të lartë në periudhë prej 14 ditëve. Ndalohet eksporti i pajisjeve mjeksore si dhe mjeteve dhe materialeve medicinale të prodhuara nga operator dhe kompani vendore, përveç se me leje të Ministrisë së Shëndetësisë.
Rekomandohet evitimi i udhëtimeve në vendet me rrezikshmëri të mesme dhe të lartë, ndërsa të moshuarit she qytetarët me rrezik të lartë nga sëmundjen kronike të reduktojnë lëvizjet e tyre dhe të evitojnë transportin publik.
Të punësuarit në inatitucionet shëndetësore, të cilët janë angazjuar për nevoja të procesit zgjedhor të tërhiqen dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.
Lista e shteteve me rrezikshmëri të mesme dhe të lartë do të publikohet në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe çdo ditë do të azhurohet.
Komisioni poashtu i ka rekomanduar Qeverisë edhe hellth lokator kartë për të gjitha fluturimet dhe aviokompanitë.
Të gjithë ata që nuk do ti respektojnë dhe do ti shkelin rekomandimet do të dënohen në përputhje me nenin 205 dhe 206 të Kodit penal. Rekomandimet do të shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë ndërsa Ministri i Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media në ora 14:00./Europort.mk/
A. Zeqiri