LSDM sonte mban Kongresin e 24 në të cilin pritet të caktohen edhe listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit.
Zyrtarisht deri në këto çaste është konfirmuar se kryetari Zoran Zaev dhe zëvendëskryetarja Radmilla Sheqerinska do të jenë bartës liste, por nuk janë shpalosur njësitë konkrete. Jozyrtarisht mësohet se Zaev do të prijë në njësinë e 4, ndërsa Sheqerinska në njësinë e 1, njofton Europort.mk. Sipas burimeve partiake Lupço Nikollovski do të jetë bartës i listës në njësinë e tretë, Oliver Spasovski në njësinë e dytë dhe Milla Carovska në njësinë e pestë zgjedhore. Në njësinë e gjashtë zgjedhore siç kanë konfirmuar nga Lëvizja Besa, listës së koalicionit me LSDM do ti prijë Bilall Kasami. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri pritet të jetë poashtu i treti në listën e LSDM-së në njësinë e dytë zgjedhore.
Risi në këto zgjedhke do të jetë se 50% e kandidatëve do të jenë femra, ndërsa LSDM do të del me tandem të bartësve të listave, një mashkuël dhe një femër.
A. Zeqiri/Europort.mk/