Në Kongresin e 24 në të cilin pritet të konfirmohet edhe lista e kandidatëve për deputetë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev promovoi programën parazgjedhore të koalicionit që është titulluar: “MUNDEMI, edhe më shumë, edhe më mirë”. Pjesë e programit të ri, siç njoftoi Zaev, do të jetë paga minimale prej 300 euro dhe paga mesatare prej 600 euro, 100.000 vende punë, edukim parashkollor për 60% e fëmijëve, rritje të pensioneve çdo vit, klinika të reja, ndërtime të qindra kilometrave autostrada, rrugë eksprese dhe rrugë lokale si dhe projekte të tjera, njofton Europort.mk.
Në fillim të Kongresit, kryetari i LSDM numëroi të arriturat dhe premtimet e realizuara në qeverisjen tre vjeçare të kësaj partie ku theksoi kthimin e parave tek qytetarët, rritjen e pagave, shtesave sociale, kthimin e TVSH-së, heqjen e taksës radiodifuzive. Zaev shtoi se ka edhe shumë punë për tu bërë në mandatin e ardhëshëm duke përmendur këtu segmentin e drejtësisë.
“Premtuam pagë mesatare prej 30 mijë denarë për katër vite, sot pas dy vite e gjysëm paga mesatare është 27 mijë denarë. Për dy vite e gjysëm pensionet janë rritur për 1800 denarë. Dësjmia e fundit është rritja e BPV-së, ulëm papunësinë, zgjidhëm kontestet dekadëshe. Sot ka media të lira, nuk ka qytetarë të frikësuar, paratë nuk shkojnë në stiropor por te qytetarët. Në disa segmente ngelën disa punë pa bërë, ndër ta është drejtësia. Ndërmorëm hapa të caktuar, sollëm ligjin e prokurorisë, lëndët do të marin epilog, nuk do të ketë amnesti të fshehtë. Tani gjyqsori e ka radhën të sjellë drejtësi pa u ballafaquar me asnjë presion. Prandaj sot LSDM drejton koalicionin më të madh në vend që do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve më 12 prill. Mundemi sepse dijmë”, tha Zaev në fjalën e tij para delegatëve në kongresin e 24./europort.mk/
A.Zeqiri