Partia Demokratike Shqiptare ka sjellë vendim që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit të garojë e vetme. Ky vendim doli pas mbledhjes së kryesisë qëndrore në të cilën morri pjesë edhe kreu i partisë, Menduh Thaçi.
Vendimin e partisë e kumtoi Luan Tresi i cili tha se PDSH-ja do të shkojë e vetme në këto zgjedhje e jo në koalicion me ndonjë parti tjetër.