• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Pendarovski – Sobotka: Mbështetje austriake e parezervë për perspektivën evropiane të vendit

March 6, 2020
in INFO, Integrime
Pendarovski – Sobotka: Mbështetje austriake e parezervë për perspektivën evropiane të vendit
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti kryetarin e Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Austrisë, Volfang Sobotka, informojnë nga Kabineti i presidentit.

Njëherit në kumtesën e Kabinetit të presidentit Pendarovski, thuhet se në këtë takim ishin këmbyer mendime për marrëdhëniet bilaterale gjithëpërfshirëse mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, me çka ishte vlerësuar se të dyja shtetet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale në disa sfera me interes të përbashkët.

Presidenti Pendarovski, me këtë rast ka shprehur pritshmëri për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dyja shteteve, si aspekt i rëndësishëm në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Gjithashtu në takim presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme, të parezervë dhe parimore austriake për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit. Në atë kontekst, presidenti Pendarovski shfaqi pritje se së shpejti, pas sjelljes së metodologjisë së re për udhëheqjen e negociatave për anëtarësim, do të përcaktohet datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union, që është në interes të stabilitetit të rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski dhe kryetari i Këshillit Nacional të parlamentit austriak, Sobotka, shkëmbyen mendime dhe informacione edhe për situatat aktuale në rajon, si dhe për sfidat të cilat dalin nga emigrimi ilegal.

Next Post
Lëvizja “Antibixhos” në fillim të fushatës zgjedhore paralajmëroi bllokim të autostradës Tetovë – Shkup

Lëvizja “Antibixhos” në fillim të fushatës zgjedhore paralajmëroi bllokim të autostradës Tetovë – Shkup

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk