Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, veçanërisht e theksuar përgjatë Povardaries dhe në pjesët lindore.
Temperatura minimale do të lëviz prej minus katër deri në tre gradë, ndërsa maksimalja do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë.
Deri të mërkurën do të kemi mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe ngrohtë gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar. Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus pesë deri në katër gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë në interval prej 11 deri në 20 gradë.
Nën ndikimin e valës së lagësht të mërkurën kah fundi i ditës dhe të enjten do të ketë vranësira me reshje të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta nga bora. Do të fryjë erë e përforcuar perëndimore dhe veriperëndimore, ndërsa temperatura e ditës do të jetë në interval prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa maksimalja prej gjashtë deri në 14 gradë.