• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Studentët e Fakultetit Juridik të UT-së organizuan seancë të improvizuar gjyqësore

February 20, 2020
in INFO, POLLOG, Tetovë
Studentët e Fakultetit Juridik të UT-së organizuan seancë të improvizuar gjyqësore
Share on FacebookShare on Twitter

 Studentët e vitit të parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës, sot, realizuan një seancë të improvizuar gjyqësore, me temë: “Roli i familjes gjatë socializimit politik dhe sanksionet penale në sistemin gjyqësor, pasojat dhe sfidat”.

Organizatori i kësaj seance, Prof. Dr. Bashkim Selmani, deklaroi se kjo seancë e improvizuar organizohet  për të dëshmuar gjendjen faktike se si gjyqësori i gjykon rastet e ndryshme, në baza politike dhe nacionale. “Sot, studentët e Fakultetit Juridik,  të vitit të parë, me përmbylljen e semestrit nga lënda e Drejta Romake, mësimet e tyre që i morën brenda këtij semestri, sot në praktikë do të dëshmojnë gjendjen faktike se si gjyqësori i gjykon në Republikën e Maqedonisë së Veriut  në baza politike, nacionale, po ashtu edhe në baza kombësie, ku nga njërën anë çekani i drejtësisë shqiptarët i godet, ndërsa maqedonasit i përkëdhel. Me këtë demonstrim, insistojmë që të prezantojmë gjendjen faktike, për arsye se atë që e marrin studentët gjatë mësimit teorik, në praktikë ndodh gjithmonë diçka e kundërt, që në këtë rast identifikojmë edhe korrupsionin, sepse është një nga elementet bazë që në Perandorinë Romake, kur ka ekzistuar korrupsioni dhe vetëm në momentin kur është zhdukur korrupsioni, perandoria arriti që të zhvillohet. Edhe Maqedonia, pikërisht është viktimë e korrupsionit edhe pse në përbërjen etike duket e thjeshtë, mirëpo kuptimi i saj rrjedh nga fjala latine “korrumpere”, që do të thotë, shkatërron, rrënon, gjithçka që është në interesin publik. Gjithmonë do të jemi aty ku është e drejta dhe drejtësia e komunitetit shqiptar, për arsye se pikërisht edhe sot duke dhënë këtë deklaratë burgjet e Maqedonisë së Veriut janë përplot me shqiptarë. Fatkeqësisht, gjithmonë kemi pasur ministra të drejtësisë shqiptarë, por asnjëherë nuk kanë reaguar në mënyrë të drejtë. Po ashtu, apeloj që edhe njëherë të ketë revizion për ato lëndë të veçanta ku kemi burgime të përjetshme, për arsye se ka indikacione në publik se janë të montuara ose nuk janë të dëshmuara praktikisht”,  deklaroi Prof. Dr. Bashkim Selmani.

Këtë aktivitet e përshëndeti edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Qebir Avziu, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se, organizimet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura sepse i shërbejnë drejtësisë.

Kjo seancë e improvizuar gjyqësore me karakter publik kishte për qëllim ngritjen e zërit kundër kufizimit, rrezikimit dhe sanksioneve penale në baza politike, grupore dhe kombësie në sistemin e gjyqësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Zyra për Informim

Next Post
Rritet Neto rroga mesatare në Maqedoni

Rritet Neto rroga mesatare në Maqedoni

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk