Me 108 vota “për”, asnjë “kundër” dhe “përmbajtur”, nga gjithsej 117 sa ishin të pranishëm në sallë, Kuvendi u shpërbë me çka edhe zyrtarisht fillon procesi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill, njofton drejt.mk.
Shpërbërjes së Kuvendit i paraprinë seanca maratonike në të cilat u votuan një sërë ligjesh, në mesin e tyre Ligji për Prokurorinë Publike, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Ligji për mbrojtje dhe të tjera. Seancat u shoqëruan me polemika dhe përplasje mes pushtetit dhe opozitës.
A. Z. /drejt.mk/