Në atmosferë të tensionuar me 80 vota “për” dhe 6 vota “kundër”, Kuvendi sot e ka miratuar Ligjin për Prokurori publike.
Në fillim të seancës ku ligji së pari ishte vendosur në votim, 74 deputetë kanë qenë “për”, ndërsa 32 “kundër”, por kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka anuluar votimin pasi më parë Liljana Popovska në mënyrë procedurale ka kërkuar fjalë dhe ajo se një pjesë e deputetëve kanë reaguar se votimi nuk u është evidentuar.
Pas kësaj përsëri ligji është vendosur në votim dhe ka kaluar me 80 vota “për” dhe gjashtë “kundër” në çka ka reaguar koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski duke kërkuar nga Xhaferi që të anulojë votimin e dytë.
“Është e turpshme këtë që e bëni. Kriminelë. U kërkova procedurale derisa kishte fjalim kolegu Ferid Muhiq dhe këtë ju e anashkaluat. Nuk keni të drejtë të ftoni në votim individual. Kërkoj që të thoni se votimi është i pasuksesshëm. Gjithçka tjetër që bëni është shkelje e Kushtetutës”, ka thënë Micevski duke kërkuar një orë pauzë.
Pas kësaj është dhënë një orë pauzë nga an e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.
Debati deri tani siç dihet, ka shkaktuar përplasje mes pushtetit dhe opozitës. Grupe pune të të dyja partive në periudhën e kaluar kanë mbajtur më shumë takime, por nuk ka pasur vendime të përbashkëta me çka dhe u organizua debat publik në Kuvend ku kanë marrë pjesë edhe ekspertë juridik.
Debati për ligjin ka përfunduar të premten, ndërsa votimi është lënë për sot në ditën e fundit kur duhet të shpërndahet Parlamenti për shkak të zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill.