Vendimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferu, për të anuluar seancën për votimin e Ligjit të Prokurorisë, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri e ka krahasuar me seancën kur shpëtoi nga paraburgimi Trajko Veljanovski. Në një deklaratë për TV KLAN Maqedoni, Zekiri thotë se BDI dëshmoi se është kundër Ligjit të Prokurorisë dhe bashkë me VMRO-DPMNE-në frikësohen nga drejëtisa me të cilën duhet të ballafaqohen funksionarët e tyre, njofton drejt.mk. Zekiri ka reaguar edhe përmes një postimi në Fejsbuk ku ka akuzuar se BDI dhe VMRO-DPMNE kanë ripërtërirë koalicionin siç e quan ai, të krimit.
“Talati dhe BDI edhe njeher treguan ftyren e vertet te tyre kriminale bashke me pobratimat e tyre nga VMRO DPMNE.
DUI dhe VMRO DOMNE ripertrin kolacionin e krimit dhe interesit te qarqeve te caktuar brenda subjekteve te tyre.
TURP!!!”, ka shkruar deputeti Muhamed Zekiri.
A.Z./drejt.mk/
VIDEO deklaratë e deputetit Muhamed Zekiri:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159780913469466&id=789364465