Lëvizja “Anti-Bixhoz”, ju bën thirrje liderëve partiak me të cilët kanë realizuar takime, që të qëndrojnë në premtimet që u kanë dhënë, përndryshe populli do të jetë i vetëdijshëm se si dhe cilin do të votojë në zegjdhjet e paralajmëruara për më 12 prill. Kjo lëvizje edhe një herë kërkon që lojërat e fatit të largohen 3 kilometra larg vendbanimeve, andaj u sugjerojnë deputetëve, që të mendohen mirë, kur të votojnë këtë ligj, që parasegjithash ka për synim të mbroj familjet.
NUHI GANIJA, LËVIZJA “ANTI-BIXHOZ”
“Meqëse jemi në prag të fushatës dhe zgjdhjeve të 12 prillit, ne e dijmë se partitë politike shqiptare, të gjitha me liderët e tyre që i kemi pasur takimet, ne media ju e dini se janë deklaruar për një zgjidhje, e cila zgjidhje do të bëjë kryekëput mbrojtjen e familjes… nëse nuk kalon në këtë mandat ligji të cilin e kërkon lëvizja anti-bixhoz që në programet e tyre parazgjedhore, para popullit të dalin dhe të zotohen se nuk do të bëjnë koalicione me qoftë LSDM-në, apo VMRO-në, do të jetë kusht prej kushteve elementare se do të kushtëzojnë cilëndo parti për të formuar shumicën në Qeveri, pikërisht edhe me ligjin i cili duhet të jetë ligj për mbrojtjen e vlerave në shoqëri”.
Xhemal Abdiu, Lëvizja “Anti-Bixhoz” kërkon që opinion të bëjë dallimin mes tyre dhe “Asociacionit të Bastoreve”, pasi këta të fundit përmes reagimeve të tyre, siç thonë derdhin lot krokodilli që të ngelen në pozitat e tyre dhe paraqiten si shpëtimtarë të shtetit.
XHEMAL ABDIU, LËVIZJA “ANTI-BIXHOZ”
“Derisa ne kërkojmë dislokimin e objekteve të lojërave të fatit, tre kilometra larg vendbanimeve, ata kërkojnë vërshim të objekteve të tilla ku klientët kryesisht janë fëmijët dhe prindërit e dëshpëruar. Ata shtiren kinse mërziten për 7.700 të punësuar, nga ana tjetër harrojnë për 1 milion të tjerë pa fije shprese për jetë të cilët kanë ngelë rrugëve sa të mjerë janë. Ata dje i vërshuan të gjitha mediat, duke derdhur lot ktokodilli, që të ngelin në pozitat që janë dhe u paraqitën si shpëtimtarë të RMV-së”.
Përndryshe, miratimi i ligjit për dislokimin e objekteve të lojërave të fatit është në procedurë parlamentare dhe për nesër është caktuar që të jetë pikë e rendit të ditës, kurse Kuvendi i RMV-së pritet që të shpërbëhet të mërkurën. /TV Shenja/