• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Gashi apel aktivistëve të përmbahen nga gjuha e urrejtjes

February 9, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka bërë apel deri tek aktivistët e tij që të mos përhapin gjuhë të urrejtjes dhe mos të përdorin ofendime ndaj subjekteve të tjera politike.

Postimi i plotë i Gashit:

“Të dashur aktivistë të Alternativës, Ashtu si po afrohet fushata, po rritet edhe presioni i opinionit publik. Mundësia që secili të shprehet, veçmas përmes rrjeteve sociale, sa është e mirë për ata që i zgjedhin fjalët, shpesh del të jetë edhe e dëmshme për njerëzit që nuk janë të kujdesshëm me fjalët e tyre. Prandaj, duke parë se disa nga kundërshtarët tanë nuk zgjedhin fjalë për të na sharë, baltosur e ofenduar dhe duke e ditur se kjo ju lëndon dhe ju shkakton dhimbje, po ju drejtohem duke ju lutur deri në qiell që askush nga ju të mos e prishë zemrën dhe mos ta ndyjë gojën! Ju lutem shumë, mos lejoni që ato provokime të jenë shkak që edhe ju të shani, të përgojoni e të ofendoni. Meqë e kemi thënë që në krye të herës se “beteja jonë është, mbi të gjitha, për vlera”, dua t’ju lus të jeni të kujdesshëm dhe ta dini se për neve nuk është me rëndësi vetëm fitorja në zgjedhje, por janë me rëndësi edhe mjetet e fitores. Unë nuk e dua një fitore që e ka lënduar zemrën e dikujt, që e ka ofenduar familjen e dikujt dhe që e ka dëmtuar dikë, qoftë ai dëmtim me fjalë ose me çfarëdo tjetër. Nëse i besoni idesë sonë, nëse i besoni vizionit tonë, ju lutem përmbahuni nga çdo fjalë e rëndë dhe besoni fuqimisht se kjo është rruga e vetme që neve na shpie në një fitore të këndshme. Secilit që ju shan kthejani me një buzëqeshje dhe me një fragment nga oferta jonë. Sepse dikush është i uritur edhe për një buzëqeshje e dikush edhe për një informacion për ne. Njerëzit presin nga ne zgjidhje për hallet e tyre dhe jo nënçmime e përgojime. Andaj detyra jonë është që ta shpërndajmë ofertën tonë për mirëqenien e tyre dhe të përgëzojmë me lajmin e mirë të fitores, por assesi të shërbehemi me fyerje dhe fjalë të liga. Mbani mend se ai që shan, së pari e ka ndyrë gjuhën e tij, e ka turpëruar veten e tij dhe e ka poshtëruar familjen e tij. Pastaj i ka bërë dëm subjektit dhe krejt shokëve të tjerë. Për këtë arsye unë dua të besoj se te ne nuk kanë vend ato vese. Beteja e virtytshme është sigurisht më e mirë se fitorja e ndyrë”, përfundon apeli i Gashit.

Next Post

Vendoset gurrëthemeli i pishinës së mbyllur në Tetovë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk