Pas publikimit të koalicionit mes Aleancës për Ahqiptarët dhe Alternativës, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është shprehur se në partinë e tij ka disponim dhe gadishmëri për të biseduar edhe me parti shqiptare për koalicion opozitar, transmeton Europort.mk.
Ai ka vlerësuar se marrëveshje parazgjedhor me partitë shqiptare që nuk kanë qenë deri më tani pjesë e koalicionit me ta, do t’i shkonte përshtati motos së socialdemokratëve: “Një shoqëri për të gjithë”.
“Të gjithë mes veti bisedojnë! E them këtë se ne bisedojmë, Mickoski bisedon, Ahmeti, Ziadin, Bilalli, Afrimi, Menduhi. Të gjitha partitë politike bisedojnë. E dini që një ditë këto duhet të publikohen. Unë kam biseduar me të gjithë partnerët tanë standard të koalicionit, natyrisht bisedoj edhe me paritë tjera politike që deri më tani nuk kanë qenë pjesë e jona, por do të jenë. Unë jam mik i mirë me të gjithë, subjekti im politik që e udhëheqi bashkëpunon me të gjithë. Zotëri Mickoski, për fatin e tij të keq, nuk mund as të paramendoj për këto bashkëpunime për shkak të nacionalizmit që e kanë”, deklaroi Zaev.
A. Z. /Europort/