Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tetovë-Gostivar, në pikëpagesën në Tetovë, transmeton Zhurnal.
Në këtë aksident janë përplasur dy vetura në pikëpagesën Tetovë-Gostivar ku si pasojë ka ndërruar jetë 51 vjeçarja nga Kërçova, njofoton SPB Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45.
“Aksidenti ka ndodhur mes veturës së tipit “Mercedes” me targa të Ohrit drejtuar nga 51 vjeçarja nga Kërçova dhe veturës “Volkswagen Touareg” me targa të Dibrës drejtuar nga 37 vjeçari nga Dibra. Për shkak të lëndimeve të rënda në vendin e ngjarjes ka humbur jetën gruaja nga Kërçova e cila ka qenë e vetme në veturë”, deklaroi Marjan Josifovksi zëdhënës pranë SPB Tetovë.
Shoferi i veturës “Volkswagen Touareg” si dhe bashkudhëtarët me mosh 32, 36 dhe 62 vjet kanë marrë lëndime trupore dhe të njejtit janë dërguar në spitalin e Tetovës.
Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Tetovë dhe prokurori publik. Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dhënë për autopsi. Policia po punon për të zbuluar arsyet e aksidentit.