Nesër zyrtarisht hapet pika e re kufitare Bellanoc- Stançiç midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Këtë informacion me opinionin e ka shpërndarë kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
“Nesër do të bëhet zyrtarisht hapja e kufirit Bellanoc – Stançiç në ora 11:00, ku pastaj do të vijojnë takimet e parapara në f.Vishticë (13:30), pastaj Opajë dhe Sllupçan (14:30 dhe 15:00). Vijon edhe llogaridhënia përpara qytetarëve të Komunës së Likovës e cila mbahet tek Restorant ‘Lulja’ në f.Sllupçan në ora 17.00. Jeni të mirëseardhur të gjithë, që së bashku ta festojmë këtë ditë madhështore”, ka theksuar Arifi në postimin e tij në Fejsbuk.