Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e sotme të 28-të miratoi Propozim program për aktivitete nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me çka vetëqeverisja lokale do të mund ta zbatojë masën qeveritare për subvencionim të qytetarëve me qëllim që të furnizohen kondicionerë inverterë. Në pajtim me atë, u votua edhe ndryshimi në buxhet duke pasur parasysh se nga arka shtetërore Tetova do të marrë 93 milionë denarë për furnizim të inverterëve.
“Në program, krahas subvencioneve për kondicionerë inverterë, është paraparë të përpunohet kadastër i ndotësve, të inicohet fushatë për ngritjen e vetëdijes publike, furnizim i mekanizimit dhe mjeteve për spërkatje ajrore dhe mbrojtje nga grimcat PM10. Qëllimi i programit është pakësimi i ndotjes së ajrit”, theksoi Juliana Peneva, përfaqësuese e Sektorit për vepritari komunale.
Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe Besës reaguan ndaj, siç thanë masës populiste për furnizim të inverterëve.
Këshilli i Komunës së Tetovës miratoi vendim për konstatimin e vlerës së pikës së rrogave për shkak të ndryshimeve në vlerën e pagesë së kontributeve. U pranuan edhe planet financiare vjetore të shkollave komunale fillore.