Përmes një komunikate me shkrim, Aleanca për Shqiptarët ka njoftuar se nuk kanë marë fund shpresat për koalicion me Atlernativën dhe Lëvizjen Besa. Nga partia e Ziadin Selës, njoftojnë se bisedimet vazhdojnë dhe janë të përkushtuar për të siguruar fitoren e këtij blloku.
Duke u nisur nga parimi se bashkimi bën fuqi Aleanca për Shqiptarët deri në moment të fundit po bën përpjekje që të jetësojë koalicionin premtues për fitore.
Padyshim se do të ketë koalicion i cili do të sjellë ndryshimin e dëshiruar. Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive takimet me të vetmin qëllim fuqizimin e votës shqiptare.
Ne besojmë shumë se qëllimi kryesor i opozitës shqiptare është ky, prandaj edhe besojmë se kur qëllimet janë të njëjta problemet tejkalohen më lehtë. Si subjekt politik edhe njëherë theksojmë se prioritet janë qytetarët, dhe ndryshimi për të cilin janë të etur ata, ndryshim ky që do ta sjellim të gjithë bashkë.