Vizita ime këtu disa javë pasi e fillova funksionin e kryetarit të Këshillit Evropian ka për qëllim që të japë porosi shumë të fuqishme se e ardhmja dhe fati i Maqedonisë së Veriut është evropian, se duhet të vazhdohet dialogu intensiv dhe se duhet të sillet vendim njëzëri në atë drejtim, porositi kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell pas takimit të sotëm me presidentin Stevo Pendarovski në Shkup.
Për këtë qëllim timin gjatë takimit në mars të vazhdojmë me debatet rreth asaj se si ta vazhdojmë progresin, theksoi, kolegëve të mi në Këshillin Evropian do t’iu propozoj strategji e cila bazohet në tri shtylla.
“Shtylla e parë është që të punojmë në javët dhe muajt e ardhshëm, të harmonizohemi rreth një reforme në procesin e zgjerimit dhe modernizimit të tij. Konstatova se ka disa vende evropiane të cilat vlerësojnë se duhet të japin lidership më të madh në këtë proces, më shumë rezultate dhe të bëjmë që marrëdhëniet të zhvillohen në interes të përbashkët”, tha Mishell.
Shtylla e dytë, potencoi, çështja e cila do të parashtrohet përsëri në Këshillin Evropian rreth fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Jam i vetëdijshëm për të gjitha reformat e mundimshme të cilat janë bërë dhe të cilat duhet të vazhdojnë në muajt në vazhdim me qëllim që të zbatohet Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë. E di që këto janë çështje shumë të ndjeshme, megjithatë ato kontribuojnë drejtë mundësisë që të ketë përparim në rrugën drejtë BE-së”, potencoi Mishell.
E treta, shtoi, nevojitet që BE-ja të miratojë strategji për investime dhe rritje për Ballkanin Perëndimor.
“Për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme me këto reforma strukturore, gjithashtu, të lidhet edhe sundimi i drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe për këtë do të bisedohet edhe për një investim afatgjat”, theksoi Mishell.
Presidenti Pendarovski theksoi se anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik edhe krahas asaj që tetorin e kaluar morëm lajme të pakëndshme për integrimin në BE edhe krahas pritjeve tona të bazuara ndaj deklaratave dhe premtimeve të sigurta nga ana e institucioneve të BE-së dhe nga ana e shumicës së vendeve anëtare.
“Të gatshëm që ta pranojmë metodologjinë e re sepse ajo është në interes tonin që procesi i anëtarësimit drejtë Unionit të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Anëtarësimi në BE është qëllimi ynë strategjik gati tri dekada, qëllim i cili është mbështetur me koncensus të gjerë kombëtar, si dhe me mbështetje të lartë nga qytetarët. Shpresojmë se shumë shpejtë në mars të këtij viti do të miratohet metodologjia e re për udhëheqjen e negociatave para anëtarësimit dhe se së shpejti do të ketë lajme pozitive për integrimin tonë evropian. Presim që me metodologjinë e re do të përforcohet procesi i negociatave për anëtarësim si politikisht, ashtu edhe sa i përket besimit dhe qëndrueshmërisë”, tha Pendarovski.
Theksoi se të gjithë politikanët në vend presin që të vazhdojmë me pune në agjendën e reformave të vendit ashtu intensivisht siç punuam edhe në zgjidhjen e çështjeve me fqinjët dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve kryetari i Këshillit Evropian theksoi se pret që Këshilli më 26 mars të ketë qëndrim më të qartë rreth kësaj çështjeje.
Unë si kryetar i Këshillit Evropian, shtoi, dëshiroj të kemi dialog të angazhuar me vendet anëtare që të arrijmë qëndrim të përbashkët për këtë çështje, por edhe në raport me dy shtyllat tjera – mënyrën e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe ambicien që të mobilizohen kapacitetet për investime për rritje dhe të jepen rezultate sa më shpejtë që është e mundur.
I pyetur se a do të udhëhiqet metodologjia e re për zgjerim nga “non-pejperi” francez, Mishell tha se debati rreth metodologjisë do të zhvillohet me të gjitha 27 vendet anëtare prej të cilave pjesa më e madhe, siç tha, dëshirojnë të shkojnë drejtë një metodologjie të re për zgjerim.
Gjatë përgjigjes së tij presidenti Pendarovski theksoi se në vargun e takimeve të cilat i kishte me zyrtarë evropianë në Jerusalem kishte fituar përshtypjen se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike nuk është parakusht për marrjen e datës për negociata.
Argumentimi i tyre, potencoi, ndoshta disa vende anëtare kur do të vie koha për vendim do të dëshirojnë që ta parashtrojnë edhe atë çështje dhe nuk është keq që të mos iu jepni shkak plotësues ose argument që të bllokojnë. Për këtë nuk është keq që nëse mundeni ta miratoni.