Përfaqësuesi i LSDM-së, Bojan Mariçiç dhe përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së Timqo Mucunski, sot do të duhet takohen për të biseduar në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike.
Siç njoftuan nga partitë, në takim do të flitet për dinamikën e bisedime për këtë çështje.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës së djeshme pranoi se nuk i ka numrat në Kuvend për miratimin e Ligjit për Prokurorinë. Ai mbështetet te deputetët që votuan ndryshimet kushtetuese. Ndonëse pritjet e tij nga grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së janë të mëdha, 8 deputetët mësohet se akoma nuk e kanë shqyrtuar tekstin e ligjit.
Nga VMRO-DPMNE-ja vlerësojnë se ligji është i nevojshëm, por kërkojnë që ai të jetë me standarde Evropiane dhe jo për qëllime politike të LSDM-së.