Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e falënderoi presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp për liderizmin dhe rolin e tij në nënshkrimin e letrës për qëllimet për hapjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Beogradit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Duke e transmetuar njoftimin e Trampit për rëndësinë e marrëveshjes së djeshme për hapjen e linjës ajrore midis kryeqyteteve të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi në faqen e tij në Tuiter e vlerësoi rolin e Trampit në sigurimin e paqes dhe stabilitetit si “të pazëvendësueshme”.
Presidenti amerikan në Tuiter, marrëveshjen e djeshme e cila u nënshkrua në ambasadën e SHBA-së në Berlin e vlerësoi si historike dhe si një fitore tjetër diplomatike, në një kohë kur “të gjithë thonin se nuk mund të arrihet”.