• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Sot nënshkruhet Marrëveshja për autostradën Shkup-Bllacë

January 16, 2020
in INFO
Share on FacebookShare on Twitter

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit”, Zoran Millkovski. Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup-Bllacë, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë. Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km. Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro. Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra. Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj. Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra. Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjatësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj.

Gjatësia e tërë autostradës do të jetë 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore.

Next Post

E detyron gruan në marëdhënie me shokun, dhunon fizikisht vjerrën

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk