Shkruan: Kim Mehmeti
“E kam përsëritur disa here: BDI-ja e PDSH-ja me asgjë nuk dallojnë nga njëra tjetra.
Ato janë si motra të një gjaku, motra të përdala, të cilat kur kthehen në familje (para zgjedhjeve dhe kur janë në opozitë) aktrojnë se kujdesen për nderin e shtëpisë, e posa i merë me veturë ndonjëri që u ofron kënaqësi dhe jetë të begatë (kur bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë), ato harrojnë se me sjelljen e tyre, e dëmtojnë dhe turpërojnë tërë fisin. Dhe si të tilla, ato shtiren se nuk njihen me njëra tjetrën, e madje, bëhen se nuk e dine se janë duke iu shitur të njëjtit punëdhënës – qarqeve politike e policore maqedonase – i cili punëdhënës i përdor për asgjësimin e vlerave të këtushme shqiptare si dhe të alternativave të reja politike! Pra i përdorë për kriminalizimin e shoqërisë shqiptare dhe për shkatërrimin e qendrave të pakta kulturore që kanë shqiptarët e Maqedonisë. Andaj keni kujdes: kur atyre u rrezikohet mbetja në pushtet bëhen të rrezikshme dhe në vend që ta luftojnë kriminalizimin e shoqërisë shqiptare, zbulojnë mes nesh spiun ndërkombëtarë si dhe i luftojnë ‘vëllazëritë e unazave’. E në ndërkohë, nga gjitha të mirat që ata ia dhuruan, për shembull Shkupit, është Kryqi Gjigand mbi Vodno, i financuar edhe nga taksat shqiptare si dhe përmendoret që kanë rënduar tokën e Maqedonisë aq sa ajo mezi mbahet në këmbë. Dhe kur këto dy fatkeqësi të shqiptarëve të Maqedonisë bashkëveprojnë, e sheh se goja e kryetarit të PDSH-së është ‘gyp’ nga zbrazet ‘gropa septike’ e BDI-së, e heshtja e drejtuesve tinëzarë e leninistë të BDI-në është kapaku i asaj grope. I gropës që duhet ta mbyllin vetë shqiptarët e Maqedonisë, nëse duan ta pengojnë qelbjen e shoqërisë së tyre.”