Ministri për Arsim dhe Shkencë ka njoftuar sot se Qeveria ka miratuar vendimin për shpalljen e tenderit për ndërtimin e dy objekteve shkollore që për vite të tëra ishin kërkesë e banorëve. Njëri objekt do të ndërtohet në Reçicë të Vogël në Tetovë dhe një në fshatin Bllacë të Shkupit.
Postimi i plotë i ministrit Arbër Ademi
✅Objekt të ri shkollor për nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës dhe
✅ Objekt të ri shkollor për nxënësit e fshatit Bllacë
Ditë të mira për nxënësit e fshatit Bllacë, të cilët nuk do të kenë nevojë më të kalojnë kufirin, por do ta ndjekin mësimin në objektin e ri shkollor, i cili do të ndërtohet në një afat sa më të shpejt.
Gjithashtu, mësimin do ta ndjekin në kushte më të mira, sipas standarteve evropiane edhe nxënësit e SHFK “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël, komuna e Tetovës.
Ashtu siç kemi thënë, krijimi i kushteve më të mira për mësim për nxënësit tanë është prioritet i ynë, andaj dhe ky mision nuk mbaron këtu.
#VAZHDOJMË
*Sot është shpallur procedura e prokurimit publik për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore, në Reçicë të Vogël dhe në fshatin Bllacë.