Irani ka kërcënuar me sulme brenda Amerikës nëse SHBA kundërpërgjigjet me sulme raketore në Iran, ndrërsa iranianët kanë kërcënuar me sulme edhe në Dubai dhe Izrael në rast të ndonjë kundërpërgjigje amerikane, transmeton Europort.mk
“Përgjigja kësaj here do të jetë brenda në Amerikë”, ka thënë Garda revolucionare iraniane përmes kanalit televiziv në Telegram.
Trupat e Gardës Revolucionare Islamike kanë thënë gjithashtu se, në rast se toka iraniane po bombardohet, do të sulmojnë qytetet e Dubai dhe Haifa, Izrael, raporton CNN.
Ndërkohë, në Shtëpinë e Bardhë ka lëvizje të mëdha pas tensioneve sonte me Iranin.
Një zyrtar i Shërbimit Sekret Amerikan ka refuzuar që të komentojë këto deklarata të agjencisë “duke thënë se vazhdimisht janë duke shikuar për kërcënimet brenda territorit të tyre”.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka bledhur këshilltarët e lartë të sigurisë dhe pritet t’i drejtohet sonte kombit amerikan përmes një konference për shtyp. /Europort.mk