VMRO-DPMNE ka propozuar Naqe Çulev, i punësuar në Agjencinë për zbulim, si propozim i ri për njeri të parë të MPB-së, shkruan SHENJA.
Sipas tyre, Naqe Çulev ka një biografi të pasur në sferën e sigurisë dhe çështjeve të MPB-së.
Çulev punon në Agjencinë për zbulim ndërsa ka diplomuar në kriminalistikë.
Ka të përfunduar trajnime në Britani të Madhe, Gjermani, Bullgari dhe vende tjera evropiane.
Mbetet të shihet nëse ky propozim do të kalojë dhe do të jetë i pranuar nga LSDM.
Nëse po, atëherë nesër pritet të formohet qeveria e re teknike.