Ziadin Sela
Të dashur qytetarë, vëllezër dhe motra! Jemi në prag të fundvitit dhe fillimit të vitit të ri. Fundi i 2018 fatkeqësisht, paralajmëroi momente jo të mira për qytetarët në Maqedoninë e Veriut. Fjalën e kam për amnestinë, e cila i liroi nga përgjegjësia kriminelët dhe në të njëjtën kohë funë në përgjegjësi dhe sot vuajnë dënim me burg njerëz të pafajshëm.
Natyrish që fillimi i 2019 pati edhe një moment pozitiv, vetëdijësimi i politikëbërjes dhe i qytetarëve përcjell ndryshimet kushtetuese në mënyrë që të hapet rruga e bllokuar drejt NATO-s dhe BE-së. Dhe kuptohet që në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e kreu misionin, ishte konsistente dhe veproi konform përgjegjësive e marra nga ju qytetarë në Maqedoninë e Veriut. Përveç ndryshimeve kushtetuese të parapara në Marrëveshjen e Prespës, ne këmbëngulëm, në mënyrë që në kuadër të këtyre ndryshimeve të bëhen edhe ndryshime tjera, të cilat kishin për qëllim arritjen e barabartësisë së tërësishme të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe kuptohet që në këtë betejë ne ngelëm të vetmuar. Oponentët tonë aspak nuk shqetësoheshin për nevojën e ndryshimeve tjera, por ne përsëri arritëm. Arritëm që të ndryshojmë preambulën dhe arritëm që me ligjin kushtetues Kosova të njihet shtet i pavarur nga Maqedonia e Veriut edhe me kushtetutë.
Po natyrisht që pas kësaj periudhe patëm edhe momente jo të këndëshme, fjalën e kam për vazhdimin e amnestisë për njerëzit që duhet të përgjigjen për shumë ndodhi të errëta në të kaluarën. Fatkeqësisht u aktivizuan miqësitë e vjetra dhe aktuale dhe të cilat vazhdojnë, i një regjimi, për të cilin të gjithë ne, të dashur qytetarë, menduam se e lamë në të kaluarën, fjalën e kam për makinacionet të cilat i bëri BDI-ja bashëm me VMRO-në, të orkestruar nga kryetari i parlamentit, zotëri Xhaferi për të shpëtuar nga përgjegjësitë kryeorganizatorin dhe njërin nga organizatorët kryesor të ndodhive të 27 prillit. Mosmarrja e imunitetit të Trajko Veljanovskit natyrisht që është një moment i cili hyn në momentet e këqija të 2019-ës. Vazhduam pastaj në zgjedhjet presidenciale të cilat pasuan.Zgjedhjet presidenciale ishin një moment i mirë sepse largohej nga sken a politike një president, i cili nuk ishte aty si rezultat i vullnetit të shqiptarëve, por ishte aty për tua nxirë jetën dhe tua bëjëjetën joo të mirë të 1/3-ës së popullsisë së Maqedonisë së Veriut. Por, bashkë me këto zhvillime ishin të ulëta dhe dashakeqe dhe shumë qëllimkëqija ideja për tu marrë fuqinë politike shqiptarëve. ASH u reshtua bashë me ato shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët fuqinë e tyre politike duan ta japin tek shqiptarët, dhe ne bëmë çmos që t’ju krijojmë mundësinë që të votojnë për një president i cili është shqiptar. Natyrisht që ideja e ASH pati rezultat.