• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home POLLOG

Rektori i UT-së priti në takim studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë

December 31, 2019
in POLLOG, Tetovë
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët e gjeneratës së parë dhe të dytë (1994/1995,1995/1996) të Universitetit të Tetovës, më 28 dhjetor 2019, e realizuan takimin e parë mes tyre. Aktivitetin e tyre ish – studentët e filluan me homazhe para shtatores së themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani (e përuruar në 25 vjetorin e themelimit të Universitetit). Më pas, ata në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik realizuan takim me Rektorin e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Qëllimi i këtij takimi ishte evokimi i kujtimeve, vështirësive, sakrificave dhe rrugës së vështirë me të cilën janë përballur studentët e gjeneratës së parë për realizimin e procesit edukativ – arsimor.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti në fjalën e tij drejtuar studentëve të gjeneratës së parë dhe të dytë tha se kontributi i gjithsecilit prej tyre ka qenë vendimtar në fillimin e veprimtarisë arsimore shkencore të UT-së. Ai, studentët e gjeneratës së parë i përgëzoi për vendosmërinë e tyre që kanë treguar atë kohë për t’i ndjekur studimet në Universitetin e Tetovës. Rektori i njoftoi ata mbi ecurinë e universitetit gjatë këtyre 25 viteve. Po ashtu, ai tha se në 25 vjetorin e themelimit të UT-së, përpos ngritjes së shtatores së Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, Senati ka nisur iniciativën dhe procedurën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e emrit të universitetit nga Universiteti i Tetovës të emërtohet Universiteti i Tetovës “Fadil Sulejmani”.

Next Post

Sela:Uroj që viti 2020 të jetë vit i shqiptarëve dhe Aleancës për Shqiptarët

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk