VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë të ankohet për mënyrën e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar në seancën aktuale.
Politikologu Mahi Nesimi në emisionin e sontëm “Studio e Hapur” tha se kjo parti bashkë me BDI-në që në vitin 2008 kanë filluar këtë praktikë edhe atë në mënyrë shumë të vrazhdë, kur pa prezencë të opozitës në Kuvend miratuan mbi 170 ligje për vetëm dy muaj në procedurë të shkurtuar.
Nesimi kujton se kjo ngjarje kishte hyrë edhe në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë.