Ç’ka ndodhi realisht në Kongresin e IV të BDI-së
Kongresi i IV i BDI-së pas shumë prolongimeve më në fundë u mbajtë,por ashtu siç pritej,nuk solli asgjë të re,Aliu prap u zgjodhë Kryetarë,me aklamacion dhe pa kundërkandidat,s’paku për formalitet me një kundërkandidat,por as edhe këtë nuk e bënë,Ahmeti nuk ja dha mundësinë askujt të ,,humbë” në një garë të kurdisur përball tijë,kjo flet për frigën dhe mungesën e besimit ndaj bashkpuntorëve me të afërt.
Element tjetër që e karakterizoi këtë Kongres ishte tendenca për ta paraqitur si ndryshimin mosfutjen e Musa Xhaferit,Sadulla Durakut,Beqir Hasanit në këshillin e përgjithshëm, i pari shoku më i afërt i Ahmetit,i dyti Ministër dhe funksionarë i përjetshëm kurse i treti me gjasë është larguar vullnetarish, por realisht i vetmi që është larguar me direktivë të Ali Ahmetit ka qenë Hazbi Lika.
,,spin doktorat” e Ahmetit këtë u munduan ta paraqesin si ndryshim kualitativ duke e vendosë Hazbi Likën në një nivel me Musa Xhaferin e Sadullah Durakun,këta dy të fundit kanë pranuar rolin e ,,viktimës” për të mbuluar largimin e Likës.
Njëkohsisht qëllimi ka qenë që Likën ta fusin në një ,,thesë me te akuzuarit” për ta paraqitur para opinionit si ,,mall me afat të skaduar” dhe duke i shërbyer frazës ,,Bdi e 20 viteve të ardhshme”
Realisht Ahmeti ka perdor si ,,mish për top” shokët e tijë më të afërt për të goditë Likën por njëkohsisht duke ju dërguar porosi të tjerëve se çka mundë të ju ndodhë nëse dalin kundër tijë,si përfundim,ky kongres ka pasur një qëllim të vetëm,largimin e Hazbi Likës nga BDI me turp dhe duke ja adresuar një pjesë të madhe të dështimeve të BDI-së.
Karakteristik tjetër e Kongresit e që mundë të vërehej lehtësisht nga video inçizimet ishin edhe fytyrat e zbehta dhe të trishtuara duke filluar nga vetë Ahmeti,një atmosferë e zymtë që nuk mundë të lexohet ndryshe përveçse frigë nga humbja e pushtetit.