Sot, në praninë e kryetarit të Komunës së Bogovinës u inaugurua rruga Çiflik – Kallnik.
Kjo rrugë me gjatësi 497 m dhe gjerësi 5 m, do të bëjë lidhjen e dy vendbanimeve dhe do të mundësojë qarkullim më efikas për qytetarët.
Ndërtimi i kësaj rruge është një ndër projektet kyçe për ngritjen e infrastrukturës rrugore në nivel komunal dhe ka vlerë të përgjithshme 3.039.258,00 denarë.