Ministria e Drejtësisë përgatit Propozim ligj të ri për Prokurorinë publike e cila së shpejti do të dorëzohet në Qeveri, pastaj edhe në Kuvend.
Siç kanë theksuar nga Ministria e Drejtësisë, me këtë zgjidhje ligjore, mes tjerash përcaktohet se kush i ndërmerr kompetencat e PSP-së dhe materialet e ndjekjes joligjore të komunikimeve.
Kompetencat e PSP-së, siç parasheh Propozim- ligji duhet t’i ndërmerr Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion e cila do të jetë kompetente për ndjekjen e korrupsionit të lartë. Zgjidhja e re ligjore parasheh Prokurorët e PSP-së të propozojnë të veprojnë sipas lëndëve të njëjta që i janë dorëzuar Prokurorisë publike të RMV-së që nënkupton se vazhdojnë të gjitha hetimet dhe parahetimet që i ka filluar PSP, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Në Propozim- ligjin parashihet Prokuroria publike të ruajë incizimet e përgjimit joligjor, ose të ashtuquajturat bomba që nuk janë dhënë si dëshmi në gjykata. Është paraparë, siç informojnë pas skadimit të tre viteve nga përfundimi i plotfuqishëm i procedurave, ato materiale të asgjësohen me dispozitat e masave të posaçme hetimore, konform ligjit, ndërsa procesverbalet për asgjësim të dorëzohen deri tek Prokurori shtetëror publik.
“Seriozisht i kuptojmë porositë se nevojitet ligj i ri për Prokurori publike për vazhdimin e proceseve eurointegruese”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Që të miratohet teksti ligjor në Kuvend duhet të votojnë 80 deputetë, ose ai të sillet me dy të tretat e shumicës. E pasigurt është nëse do të mbështetet nga gjitha grupet parlamentare.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski sot ka deklaruar se duke pasur parasysh se ligji pritet të propozohet nga Qeveria, ai do të ketë përkrahjen e gjithë partnerëve të koalicionit apo edhe të BDI-së. Është i bindur se në Kuvend do të ketë dy të tretat e shumicës që të aprovohet.
Shumica qeveritare, sipas tij nuk dëshiron të lë arsye për mosmarrje të sërishme të datës për negociatat me BE-në.
“E kemi borxh si parti dhe shumicë të punojmë në reforma në sistemin e gjyqësisë dhe jemi të vendosur ato reforma t’i zbatojmë që përfundimisht në shtet të ketë epilog për lëndët që janë hapur, por edhe të ketë vendime gjyqësore që do të thonë fund i atyre proceseve”, ka thënë koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së.
VMRO-DPMNE, sipas deputetit Emill Dimitriev do të pret ta shoh ligjin, pastaj të deklarohet për tekstin.
“Nuk është mirë për demokracinë që ka ndërpre dialogun mes opozitës dhe pushtetit jo vetëm për ligjet e sferës së gjyqësisë, por edhe ligjet e sferës së mbrojtjes dhe sigurisë. Siç afrohen zgjedhjet, kreativiteti i LSDM-së dhe Qeverisë është gjithnjë e më i madh. Këto tentime në moment të fundit i kuptojmë si joserioze, por do të presim ta marrim propozimin e ligjit në tekst dhe pastaj do të deklarohemi si parti”, ka thënë Dimitriev.