Regjistër i onlajn mediave profesionale sot do të prezantohet nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM).
Krijimi i regjistrit është sipas kritereve të harmonizuara mes KEMM-së dhe SHGM-së sipas shembujve nga praktika në shoqëritë e zhvilluara demokratike dhe Këshillin e Evropës, ndërsa është konsultuar edhe bashkësia e gazetarëve, mediatike dhe ajo e biznesit në shtet.
Ndaj procesit të krijimit të regjistrit është përfshirë edhe Oda Ekonomike e Maqedonisë, me qëllim, siç informojnë organizatorët, të lehtësohet qasja deri tek reklamat e bashkësisë së biznesit në onlajn mediat profesionale, kundrejt atyre të cilët nuk i plotësojnë kriteret për anëtarësim dhe rregullisht i shkelin standardet etike.
Organizatorët presin që regjistri i onlajn mediave profesionale t’i ndihmojë edhe opinionit që më lehtë të njohë se cilat media i plotësojnë kriteret e theksuara dhe i përmbahen standardeve të raportimit etik gjatë punës së tyre.