• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Tuesday, April 27, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Vesel Memedi rizgjidhet kryetar i RDK-së

December 15, 2019
in INFO
Vesel Memedi rizgjidhet kryetar i RDK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë, është zgjedhur për kryetar të Rilindjes Demokratike Kombëtare.

Në Kongresin e dytë, si mysafir morrën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike dhe maqedonasve në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëra, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues të sektorit joqeveritar, ambasador dhe mediume.

Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar.

Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qëndror të cilët në mbledhjen e ardhëshme do të zgjedhin Kryesinë Qëndrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatëtë njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë.

“Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,

Pyetja e parë që sot ia bëjmë vetes, dhe që na e kanë bërë shumë nga miqt dhe armiqt tanë, është se a ia vlente që në këtë hapsirë politike, ku veprojnë disa parti politike të vjetra, nga të cilat dolën edhe disa parti të reja, të vazhdoj aktivitetin e saj politik Rilindja Demokratike Kombëtare. Këtë pyetje, ne në RDK, mendojmë se i jemi përgjigjur me veprimtari konkrete, që koha dëshmoi se ishim subjekti i duhur, dhe ndihma vendimtare në shtyerjen e proceseve drejt ndryshimeve të mëdha. Njohësit e çështjeve politike mund lirisht të dëshmojnë se ne ishim pengesa vendimtare në ndalimin e kahjes së fuqive të mobilizuara, për bllokimin e proceseve drejt ndryshimit. Për këtë arsye, e gjith kjo ishte shkaku që drejt RDK-së, kryetarit të kësaj partie, dhe aktivistëve të saj besnik, u derdh një lumë aq i madh akuzash, shpifjesh, sharrje, dhe kërcënimesh, saqë nuk mund të imagjinohet. Mirëpo përkundër gjith këtyre goditjeve, nën udhëheqjen tonë, ne vendosëm që RDK-në ta shndërojmë në një lëvizje, që do të jetë zëri i të vërtetës, dhe gurr i vogël që nuk lejon shembjen e kalasë së madhe kombëtare, të ndërtuar me shumë mund dhe gjak, gjatë gjith historisë së kaluar, dhe historisë së re, që veprojmë dhe punojmë për të mirën e kombit tonë”, deklaroi Memedi. 

Next Post
Analizë: Zgjedhjet parlamentare mund të shtyhen

Analizë: Zgjedhjet parlamentare mund të shtyhen

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk