Tetë persona morën lëndime të lehta trupore në tre nga pesë aksidentet e trafikut që ndodhën gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në dy aksidente të trafikut janë shkaktuar dëme materiale.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia i ka përjashtuar dy drejtues të cilët e drejtonin automjetin nën ndikim të alkoolit, pesë pa e fituar të drejtën për drejtimin e automjetit dhe katër me automjete të paregjistruara.
Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 77 automjete.
Është sanksionuar edhe një drejtues i automjetit i cili e ka kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe.