Instituti për Hulumtime Politike nga Shkupi (IPIS) ka realizuar anketë të shkurtër në periudhë mes 2 dhe 6 dhjetor 2019 me 1121 të anketuar në nivel të Maqedonisë, në të cilën qytetarët kanë shprehur qëndrimin e tyre për mbështetjen e partive politike.
Në kampin politik maqedonas sipas kësaj ankete prin VMRO-DPMNE, ndërsa në kampin shqiptar BDI.
Por kjo anketë nxjerr në pah rrezikun që i kanoset partisë shqiptare në pushtet e cila mund të humb zgjedhjet në rast të një koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes BESA. Instituti ka publikua edhe të dhënat krahasuese me anketat e realizuara në Qershor, shtator dhe dhjetor, si dhe të dhënat e ndara për mbështetjen në nivel republikan, tek elektorati maqedonas dhe tek elektorati shqiptar.