• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Zyrtare: 12 të arrestuar gjatë aksionit policor në Gërçec dhe Haraçinë

December 7, 2019
in INFO, KRONIKË E ZEZË, REPUBLIKË
Zyrtare: 12 të arrestuar gjatë aksionit policor në Gërçec dhe Haraçinë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithsej 12 persona janë arrestuar në aksionet e fundit të policisë. Dy prej tyre janë privuar nga liria mbrëmë, njëri nga fshati Krushopek, për të vuajtur dënim me burg i kërkuar me fletarrest, ndërsa tjetri nga Shkupi pasi në shtëpinë e tij policia kishte gjetur 1.5 kilogram marihuanë, njofton Europort.mk. Gjatë aksionit të sotëm të realizuar në 34 lokacione tek 32 persona, MPB njoftoi se janë arrestuar 10 persona, që të gjithë nga fshatrat Gërçec dhe Haraçinë.

“Në bazë të urdhërave gjyqësor janë kryer kontrolle në 34 lokacione tek gjithsej 32 persona në vendbanimet Gjorçe Petrov, Gërçec, Hasanbeg, Haraçinë, Çair, Butel, Vizbeg, Bardovcë, Studeniçan dhe Qendër me qëllim sigurimin e dëshmive material që burojnë nga vepra të kryera penale. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe konfiskuar mjete transorti, pistoleta, pushkë, karikator, municion të kalibrit të ndryshëm, jelekë antiplumb, kompjuter të lëvizshëm, USB, pajisje për video mbikqyrje, telefona celular me sim kartela, para në monedha të ndryshme, materie pluhuri, lëndë me mbetje nga material pluhur dhe të ngjashme. Para dhe gjatë aksionit, për dyshime për involvim në vepra penale nga liria janë privuar fillimisht 10 persona F.L. 34 Gërçec, M.L. 38 vjeç  Gërçec, E.P. 43 nga Haraçina, B.A. 34 Haraçinë, Sh.M. 28 nga fshati Haraçinë, Sh.M. 34 Haraçinë, K.L. 28 Gërçec, N.S. 56 nga fshati Gërçec, I.S. 29 dhe J.S.  30 vjet që të dy nga fshati Gërçec. Gjithashtu gjatë ndërmarjes së masave plotësuese para ndërmarjes së aksionit, gjatë natës së kaluar rreth orës 21:20 në rrugën “Jadranska” nga liria është privuar personi I.S. 27 nga fshati Krushopek për të cilin është dëshmuar se kërkohet me fletarrest për vuajtjen e dënimit me burg. Poashtu mbrëmë nga nënpunës policor është kapur dhe arrestuar edhe personi I.S. 27 nga Shkupi tek i cili parapraisht në shtëpinë e tij në rrugën “Rilindja maqedonase” janë gjetur 1.5kg marihuana”, deklaroi Suzana Pranjiq Talevska, shefe e sektorit për informata në MPB.

Talevska konfirmoi se një pjesë e të arrestuarve janë pjesë e incidentit të armatosur ditë më parë në Aleksandër Pallas. E pyetur nëse bëhet fjalë për sulmuesit apo personat e sulmuar, ajo tha se një pjesë e tyre ngarkohen me veprën penale shkaktim i rrezikut publik.

Next Post
Aksidenti në Sërbi, një udhetare e lënduar transferohet në Nish

Aksidenti në Sërbi, një udhetare e lënduar transferohet në Nish

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk