• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Komisioni i Venedikut rekomandoi të rishikohet ligji për gjuhët dhe heqjen dorë nga përdorimi në gjyqësor

December 6, 2019
in INFO
Komisioni i Venedikut rekomandoi të rishikohet ligji për gjuhët dhe heqjen dorë nga përdorimi në gjyqësor
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Venecies në mendimin e miratuar sot, ju bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut ta rishikojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me palët e involvuara, njoftoi korrespondenti i MEDIAL-s nga Strasburgu.

Sipas kumtesës, së lëshuar pas takimit të sotëm në Venecia, ekspertët juridikë të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me legjislacionin e vitit 2018, ligji i ri e zgjeron dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të përcaktuara me Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Kartën Evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

Komisioni i Venecies, duke e përshëndetur gatishmërinë e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të komuniteteve, vlerëson se në fusha të caktuara ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponimin e detyrimeve ligjore joreale institucioneve publike, në veçanti në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në proceset gjyqësore, e shoqëruar me sanksione të ashpra në rast të mosrespektimit dhe mundësinë për ndryshimin e vendimeve gjyqësore, nëse gjatë procedurës ka mungesë përkthimi dhe interpretimi.

Sipas mendimit të Komisionit të Venecies, kjo qasje do të mundet dukshëm ta ngadalësoje funksionimin e të gjithë gjyqësorit, duke rrezikuar shkelje serioze të së drejtës për gjykim të drejtë, të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni nënvizon më tej se Ligji i gjuhës nuk është preciz dhe cilat dispozita vlejnë vetëm për shqipen, e cilat, gjithashtu edhe për gjuhët e tjera të komuniteteve.

Komisioni i Venecies ua jep disa rekomandime autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, në veçanti për braktisjen e dispozitave në lidhje me dygjuhësinë në procedurat gjyqësore. Gjithashtu, rekomandon detyrimin që të përdoret  gjuha shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndëristitucional midis nëpunësve shtetërorë, të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara ose të shtyhet derisa zbatimi i duhur i kësaj dispozite të jetë real.

Sa i përket zbatimit të sanksioneve monetare, ekspertët juridikë të Këshillit Evropian rekomandojnë se ato duhet të shtyhen derisa nuk ndryshohet ligji për të siguruar qartësi të mjaftueshme ligjore, të ulen sasitë e gjobave, si dhe të vendoset elementi i gabimit si dhe parimi i proporcionalitetit.

Autoritetet, gjithashtu, janë të ftuar të kryejnë një analizë për zbatimin e ligjit të vitit 2008 dhe vlerësimin e ndikimit të ligjit të ri për gjuhët, për buxhetin dhe burimet njerëzore.

Next Post
Gashi: Shqyrtojmë opsionin për lista të përbashkëta me LSDM-në

Gashi: Shqyrtojmë opsionin për lista të përbashkëta me LSDM-në

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk