Në prag të 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, CIVILi rinovoi rampën e hyrjes në një nga ndërtesat publike më të njohura të kryeqytetit, Muzeun e Qytetit të Shkupit.
Ky aktivitet dhe panel diskutimi “Rampë” kushtuar (mos) pranimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri janë pjesë e ngjarjeve të këtij edicioni të Festivalit të Lirisë, të cilat promovojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe gjithashtu shënojnë 20 vjet që nga themelimi i CIVILit.
Në mënyrë simbolike, diskutimi do të zhvillohet në Muzeun e qytetit të Shkupit, ku CIVILi në vitin e tij të parë të ekzistencës gati 20 vjet më parë zbatoi një nga aktivitetet e para si një organizatë – ngritjen e një rampe hyrëse, e para e ndërtuar në bashkëpunim midis një OJQ-je dhe një institucioni shtetëror.
Diskutimi në panelin Rampë (e martë, 3 Dhjetor 2019, ora 12) do të përqendrohet në qasjen në institucionet publike dhe hapësirat, si dhe në de-institucionalizimin. Në panel do të marrin pjesë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Dushan Tomsiq dhe Vangell Trkanjanov, Bllagica Dimitrovska nga Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse “Inkluziva” nga Kumanova, Sandra Peshevska Mickovska, aktiviste për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Xhabir Deralla, presidenti CIVILit.
Ekipi CIVILit për komunikime