Sipas informacioneve të para, aksioni zhvillohet për të arrestuar ata që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit në Aleksandar Palace. Stacioni policor në Karposh është nën rrethim. Të gjitha hyrjet në të janë të bllokuara nga njësitë speciale policore të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike.
Më datë 01.12.2019 rreth orës 00:35 në polici është lajmëruar se është shtënë me armë zjarri në Hotelin “Aleksandar Palace” në bulevardin 8 shtatori. Pesë personat të armatosur me armë zjarri, pushkë automatike dhe pistoleta, me maska të të zeza dhe të kuqe në kokë, nga makina e tipit Tuareg kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur “policia, policia” kanë filluar të shtiejnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit Tuareg dhe Porsche.