Lëvizja Anti Bixhoz reagon me letër të hapur dërguar Kryeministrit së RMV – së për situatën e krijuar në gjithë teritorin e Shtetit;ku dita ditës hapen bastore dhe kazino të reja me leje të dhëna nga Ministria e Financave nga po ajo Qeveri dhe me të drejtë konstatojme se Shteti shndërohet në një BASTORE TE MADHE. Letër i derguam Komisionit per Financim dhe Buxhet për mosrespektimin e ligjit egzistues dhe mossjelljen e ligjit për lojrat e fatit,letër i dërguam edhe Presidentit të Shtetit Stevo Pendarovski edhe pas takimit me sekretarin gjeneral nuk janë deklaruar për situatën e krijuar. Kerkojme nga Bujar Osmani të deklarohet për lejen e dhënë zinxhirit të bastoreve Maxbet ,në seancën e Qeverisë së RMV-së e mbajtur më datë 21.05.2019 (burim: Fokus.mk) Ja letra e hapur drejtuar Zaevit:
“Jeta nuk është lojë” Nga kartoni i kuq që morëm nga Bashkimi Europan si duket nuk nxori mësim Qeveria e RMV -së, përkundrazi ditën që duhej të marrim datën bëhen propaganda pompoze për hyrjen e zinxhirit të bastoreve të reja,hapjen e kazinos në sheshin e Shkupit,të gjitha këto me kapital të huaj. R.M.V. shndërohet në Las Vegas të Ballkanit me standard të ulët dhe bixhoz të theksuar,ky është turp!! Në momentin që Europa na i shuajti dritat do të ndizen dritat e zinxhirit të atyre bastoreve;dritat nga hapja solemne e kazinos në shesh të Shkupit të gjitha këto me kapital të huaj. RMV shndërohet në Las Vegas të Ballkanit,me standard të ulët dhe bizhoz të theksuar,kjo është turp! Zotri Kryeministër këto bastore dhe lojra fati nuk bien nga qielli por ju dhe Ministria e Financave e cila është nën ombrellen tuaj u jep leje andaj mos habitemi pse ngelëm në Gadishullin Ballkanik, pasi ky zinxhir i bastoreve është në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe në Kontinentin e Afrikës. Paramendoni moton e tyre “Jeta është lojë” nëse edhe ju ashtu e mendoni po ju themi që e keni shumë gabim, pasi shumë herë ju kemi thënë që me KUMAR nuk shkohet ne Europë, por si duket nuk i keni marrë seriozisht fjalët tona.Për ne si lëvizje Anti Bixhoz dhe për popullatën jeta nuk është lojë pasi shume familje e paguan shtrenjtë, për një pjesë të madhe është tragjedi – jeta për një pjesë bukur të madhe u bë një ferr i vërtetë. Jemi të indinjuar thellë dhe me të drejtë dyshojmë për një bashkëpunim ndërmjet institucioneve që duhet t’i luftojnë këto dukuri dhe kompanive të lojrave të fatit. Ne si Lëvizje Anti Bixhoz presim nga ju dislokimin apo mbylljen e objekteve ekzistuese, pasi ashtu premtuat,e jo të mundësoni hyrjen e kompanive të reja. Bastet janë krim, krimi nuk tolerohet. Mos lejoni shkatërrimin e harmonive familjare.