Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në duel me ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në Televizionin “TV 24” publikisht i ka bërë thirrje ish kryeministrit dhe ish lideri të partisë, Nikolla Gruevskit që të kthehet dhe ta vuajë dënimin, shkruan Portalb.mk, përcjell Gazeta Express.
Me insistim të Mançevskit që të tregohet se nëse VMRO-DPMNE-ja thirret në atë që Greuvski të kthehet dhe ta vuajë dënimin, Janushevi tha: “Po, ja edhe publikisht e ftojmë”.
Kjo vjen ngaqë Gruevski është azilant në Hungari, pasi u arratis pasi iu shqyrtua dënimi me burg prej 2 vjetësh për blerjen e veturës “Mercedes” për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), në vlerë prej 600 mijë euro, kur në krye të kësaj Ministrie ishte Gordana Jankullovska.