Presidenti Stevo Pendarovski, Sasho Ordanoski, Mirjana Najçevska, Aleksandar Kërzhallovski, Fani Karanfillova Panovska, Albert Musliu, Afërdita Haxhijaha, Merita Maksuti, Lençe Zdravin, Savka Todorovska, Ibrahim Mehmeti, Mersiha Smailloviq, Dehran Muratov dhe Xhabir Deralla do të flasin në konferencën “Mes synimeve dhe realitetit” për arritjet, problemet dhe perspektivat e sektorit qytetar, që do të mbahet sot në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në ora 13.
Civili e organizon Festivalin e Lirisë dhe e shënon 20 vjetorin nga themelimi i organizatës me më tepër ngjarje dhe aktivitete të cilat i paralajmëroi në konferencën për shtyp më 24 dhjetor.
Cilat ishin dhe cilat janë sfidat kyçe? Si deri në një sektor qytetar më të dukshëm dhe më ndikues dhe rezultate më të mira në të ardhmen? Këto janë një pjesë e temave mbi të cilat do të flasin veteranët në sektorin qytetar dhe bashkëpunuesit më të shquar të CIVILit gjatë 20 vitet e kaluara.
Moderatore të ngjarjes janë Dijana Tahiri dhe Maja Ivanovska nga CIVILi ndërsa konferencën do ta hap Petrit Saraçini, drejtor i Festivalit të Lirisë 2019.
HYRJA ËSHTË E LIRË
Ekipi i CIVILit për komunikim