Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami mbrëmë së bashku me deputetin Fadil Zendeli, nënkryetarin Kastriot Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu vizituan fshatin Thumanë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti. Ai shprehi ngushëllimet e tij për vi ktimat nga tërmeti dhe shprehën gadishmeri të plotë.
“Sonte, së bashku me deputetin Fadil Zendeli, nënkryetarin Kastriot Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizituam fshatin Thumanë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ngushëlluam vëllezërit tanë për këtë tragjedi dhe i’u shprehëm gadishmërinë e plotë për të qenë afër njëri tjetrit në këto momente të vështira. Bashkëndjejmë dhimbje nga kjo tragjedi dhe bashkimi i jonë si shqiptar, është më i madh si asnjëherë më parë!”, ka shkruar Kasami.