Rritet bilanci tragjik nga tërmeti i 26 Nëntorit në Shqipëri, ku numri i viktimave ka shkuar në 47 persona. Janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat 4 anëtarë të familjes Lala, në zonën e ish-Kënetës në Durrës,. Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë të quajtur Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ndërkohë më herët është nxjerrë e pajetë edhe trupi i një gruaje nën rrënojat e një pallati në lagjen nr.6 në Durrës